Kanye West u befasua nga prezantuesi i njohur Jimmy Kimmel kur ai e pyeti në lidhje me mbështetjen e tij për Presidentin Trump.
Artistit fjalëshumë i humbin fjalët kur Kimmel e pyet përse mendonte se zoti Trump kujdesej për njerëzit e zinj, “ose ndonjë popull fare”.
Heshtja e tij në shfaqjen e së enjtes bëri që Kimmel të kërkonte një pushim komercial.
West, 41, gjithashtu foli për dizajnimin e rrobave, familjen dhe shëndetit mendor gjatë paraqitjes së tij të parë që nga viti 2013, në shfaqjen e bisedës së vonë të natës Kimmel.
Me këtë pyetje Kimmel iu referua pretendimit të famshëm të West nga viti 2005 se Presidenti Xhorxh W. Bush “nuk interesohet për njerëzit e zinj”, dhe e pyeti superyllin: “Çfarë ju bën të mendoni se Donald Trumpit i bën për njerzit e zinj – apo ndonjë popull fare?”
West në heshtje e mendoi çështjen për disa sekonda përpara se Kimmel të sugjeronte një pushim reklamash.
Ylli hip-hop më parë ka quajtur Trumpin “vëllai im” dhe ka thënë se ata ndajnë të njëjtën “energji dragoi”./arbresh.info/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...