Juliana Nura, e cila u eliminua nga gara e “Dancing with the stars”, vijon të jetë e zhgënjyer me vendimin e jurisë dhe nuk i ka kursyer komentet për kryetarin e jurisë, Ilir Shaqiri.
E ftuar në “Pardon my french”, ajo u shpreh:
“Të gjithë janë zhgënjyer nga dalja jonë, por fatkeqësisht kështu deshi juria. Kam qenë shumë e zhgënjyer dhe e shokuar këto tre-katër ditë. Nuk e prisja fare. Normal sepse unë kisha ardhur për të fituar”.
E ftuar në “DWTS Fan Club”, Juliana u shpreh e shokuar nga juria dhe pretendoi se Ilir Shaqiri “fliste me negativitet” për mënyrën si kërcente ajo. E pyetur në “Pardon my french” nëse ishte penduar për këto deklarata, ajo tha:
“Jo, asnjëherë! Unë jam një person që kur e flas diçka, i rri mbrapa dhe nuk e them pa patur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ [shaka seksiste] që bën ai”./anabel
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...