Iskra Lawrence është një modele e cila refuzon të përdorë Photoshop për të fshehur celulitin apo gjerësinë e trupit, pasi është shprehur se ndihet e lumtur me trupin e saj.
Kur ajo ishte 15-vjeçare, agjencia e modelingut ku ajo shkonte, e largoi për shkak se “beli i saj ishte shumë i gjerë”, shkruan DailyMail.
Megjithatë, Iskra nuk u dorëzua, e ndërsa promovimi në rrjetet sociale e ndihmoi shumë atë për të prezantuar bukurinë që ka, madje edhe për trupin në formë.
Ajo sot bën sfilata në një ndër evenimentet më të njohura në botë, New York Fashion Week, transmeton noa.al.
“Ndihem me vetëbesim dhe e shkëlqyeshme”, është shprehur modelja.
Bukuroshja madje ka thënë se nuk stërvitet çdo ditë, mirëpo kur stërvitet, i bën gjërat që ajo i do në palestër.
Iskra pohon se ha gjithçka që do dhe kjo nuk i pengon në të qenit atraktive.

Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...