Prej disa vitesh, ajo është tërhequr nga ekrani për t’iu përkushtuar dy dashurive akoma më të mëdha: vajzës së saj të vetme, Coco Antonel dhe teatrit, i cili i ka falur emocione të jashtëzakonshme.
Megjithatë sa herë që thua Inis Gjoni, nuk mund të mendosh për një prej vajzave më të bukura e më të suksesshme të showbizit shqiptar. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë të pazakontë për mikun e saj Eraldo Rexha, ku ka zbuluar disa të pathëna për veten, rolin si nënë, por edhe planet për të ngjitur në skenë një shfaqje të re.
Të shumtë janë ata që mund të kenë pyetur veten se si ia del Inisi për të qenë gjithmonë në formë, nuk ka asnjë sekret specifik ajo thjesht ushqehet mirë, nuk bën palestër. Si dhe ngjitet të paktën një herë në ditë në këmbë, në katin e tetë të pallatit ku banon. I pëlqejnë shumë këpucët, madje arrin të blejë edhe tre palë të të njëjtit model dhe ngjyrë, pasi nuk i dihet kurrë. Nuk ndjek prej vitesh filma apo programe në televizor, thjesht dokumentarë dhe filma vizatimorë. Por, ajo që ngjall kuriozitetin e të gjithëve është një detaj i përbashkët mes saj dhe Rudina Magjistarit. Ndoshta nuk e dini, por përveç se janë vajza të njohura, janë edhe të parat që kanë patur makinë në vitin 1996.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...