Fansi: “S’ka met djal pa t’zon”, Dafina Zeqiri: “Virgjine jom pasha ty”

01:18 | 29 Maj 2018

Ajo s’ka dyshim se është një prej vajzave më të pëlqyera shqiptare, shkruan GazetaBlic.

E tash, këngëtarja Dafina Zeqiri kohët e fundit përpos me muzikë e imazhe, ka nisur të marrë vëmendje mediatike edhe me komentet  e shumta e replikat që bënë  në llogarinë e saj në “Instagram’.

Ajo pavarësisht se ka një numër rekord ndjekësish, mbi 800 mijë sosh, gjen kohë t’i lexojë komentet e shumë ndjekësve e nuk heziton të iu kthej edhe përgjigje që nganjëherë janë me të vërtetë epike.

Ishte rasti me një person të quajtur “Hamdi” i cili i pat komentuar Dafinës “Paske lshu bark zojo” e komenti i saj ishte aq qesharak sa u bë viral brenda 24-orëve. Dafina i ishte kundërpërgjigjur këtij personi duke i shkruar se është më mirë të lëshonte bark, sesa ta kishte emrin Hamdi.

E sonte na ka rënë në sy një replikë tjetër e këngëtares. Asaj i ka komentuar një ndjekës në “Instagram” ku i ka shkruar se ka qenë vajzë e mirë por që tash ka ndërruar.

“Qik e mire je kon, tash s’ka met djal pa t’zon” është komenti i fansit në drejtim të Dafinës e cila nuk e ka vonuar replikën duke i shkruar “Ma sa zemrën ma ndave në dy pjesë, virgjine jom pasha ty” ka qenë replika e pike e këngëtares.

Kujtojmë që Dafina Zeqiri ka kohë që gjendet në Amerikë atje ku po mundohet të depërtojë në tregun botëror.

Kënga e saj e fundit mban titullin “Ti e din” dhe ka vetëm 1.1 milionë shikime në YouTube.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara