Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda, kohëve të fundit ka qenë pjesë e pandashme e shtypit rozë për shkak të zhvillimeve në jetën personale apo edhe aludimeve.
Për një periudhë të gjatë u komentua për lidhjen me modelen Oriola Marashi, me të cilën konfirmoi ndarjen muaj më parë, duke thënë se secili ndjekin ëndrrat e punët e tyre, shkrua arbresh.info
Së fundi, futbollisti sërish po përflitet për një histori të re dashurie, Grezda u komentua për një lidhje të re me këngëtaren shqiptare, Ajsel Abazi.
Ata kanë ditë që po postojnë imazhe krah njëri-tjetrit.

Radha erdhi tek futbollisti, i cili ka postuar një imazh krah Ajselit në një ashensor. Me këtë edhe konfirmohet lidhja pas shumë zërave rreth tyre.
Mbetet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i dy yjeve të famshëm. /arbresh.info/
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore
Kurti për vdekjen e Gagicës: Do të mbahet mend si bartës i o...
Maran flet për listën e Shqipërisë: Kombëtarja ka nevojë për...
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...
Delegacioni i BE’së në Tiranë citon komisioneren Kos: Shqipë...
Dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare, Policia kërko...