Dihet tashmë që telenovelat turke janë bërë shumë të dashura për shqiptarët e madje u kanë zënë vendin edhe atyre meksikane që dikur shiheshin në masë. “Fate të kryqëzuara”, “Ertugrul”, “Dashuri e pafund”, janë nga disa telenovelat turke që kanë pushtuar ekranet shqiptare dhe që po ndiqen shumë.
Mesa duket edhe Enca ka rastisur me një prej tyre dhe këngëtares nuk i kanë pëlqyer fare, madje i quan ndyrësira.
“Pse njerëzit i shohin këto telenovelat turke? Ndyrësirat më stresuese në tokë, nuk pashë një person të qeshë te këto telenovela. Vetëm dramë, vrasje dhe ulërima. E dashuroj Turqinë aq shumë sa urrej telenovelat e tyre”, shkruan Enca në postimin e saj në Instastory.

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?