Ajo është ndër këngëtaret për të cilat flitet ndonëse më së shumti në faqet rozë.
Fjala është për Enca Haxhia, e cila përherë mban të azhurnuar fansat e saj me postime nga përditshmëria, shkruan portali arbresh.info
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka vendosur që t’i bëjë vetes një dhuratë luksoze.
Ajo ka blerë një veturë të tipit “Range Rover”, të cilën ua prezantoi fansave me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Mirë se vjen në shtëpi i dashuri im i ri”, ka shkruar Enca.
Postimi i artistes mori me mijëra pëlqime dhe komente, të cilët e uruan për veturën e re.
“Nashta” në anën tjetër vazhdon të jetë projekti saj i fundit, që u prit mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj. /arbresh.info/
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...