Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur nisjen e Programit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Në kuadër të këtij programi, KQZ mirëpret përfaqësues dhe ekspertë zgjedhorë nga institucione dhe organizata ndërkombëtare, të cilët do të vëzhgojnë nga afër gjithë procesin zgjedhor.
Sipas KQZ-së, prania e vëzhguesve ndërkombëtarë kontribuon në forcimin e transparencës, integritetit dhe besimit publik në proceset demokratike në vend.
Në program marrin pjesë vëzhgues nga Turqia, Lituania, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria si dhe nga organizata ndërkombëtare International IDEA./Arbresh.info
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...