Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku, është vënë së fundmi në ndihmë të personave në nevojë.
Ajo është bashkuar me organizatën e famshme amerikane, “Feed America”, për të grumbulluar fonde për numrin e madh të njerëzve që sivjet u është paraqitur nevoja e ushqimit.
“Ju lutemi ndihmoni në çfarëdo mënyre që të mundeni. Për ditëlindjen time të 40-të në 30 dhjetor 2020 le të rrisim në 40 mijë fondin për vëllezërit dhe motrat tona amerikane që po i humbasin të gjitha tani – e para dhe më e rëndësishmja: USHQIMI. ‘Feeding America’ po bën punën e mirë. Ata kanë nevojë për mbështetje dhe çdo donacion/asnjë shumë nuk është shumë e vogël. Ky nuk është ai që jemi për të parë miqtë dhe fqinjët tanë të uritur. Ju lutem bashkohuni me mua sot. Unë jam duke mbështetur ‘Feeding America’! Ju lutemi bashkohuni/dhuroni në çfarëdo mënyre që të mundni për të ndihmuar miqtë dhe fqinjët tanë në vështirësi sot”, ka shkruar Dushku./lapsi/
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...
Rama për “Kathimerinin”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm ...
Ballkani Perëndimor rrezikon të humbasë mbi 700 milionë euro...