Ditën e sotme, Bebe Rexha ka publikuar klipin e këngës “Fuck Fake Friends” e cila bën pjesë në albumin debutues të këngëtares.
Shqiptarja ka bashkuar forcat me reperin e njohur, G-Eazy, në një klip që në pak orë ka kapur shifrën e 500 mijë klikimeve.
Ndërkohë që shumë e kanë parë, pak janë ata që kanë kapur gjestin “e pistë” të Bebe Rexhës.
“Ngre gishtin e mesit, ndërkohë që këndoj… fuck shokët e rremë”- thotë ajo disa herë gjatë këngës.
Këtë varg Bebe e ka shoqëruar në klip me gishtin e mesit, dhe jo vetëm një herë!
Duket se këngëtares i ka ardhur në majë të hundës me njerëzit që shtiren si miq të saj, aq më tepër tani është shumë e suksesshme.


ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...