Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është shumë aktive në rrjete sociale mirëpo po merr shumë mesazhe e komente negative nga ndjekësit.
Në një deklaratë të fundit Rita ka treguar se po i përjeton keq talljet që i bëjnë ndjekësit prandaj ka vendosur ta mbyllë Instagramin.
“Më kanë sharë me çdo gjë të mundshme. Ndjej se kjo gjë ndodh çdo ditë online. Më ndodh mua, i ndodh të tjerëve. Gjatë gjithë kohës më shkruajnë: ‘Dukesh e tmerrshme, je shumë kot, pse e veshe këtë pse e veshe atë’, gjëra që nuk do i thonin në jetën reale”, u shpreh Rita shkruan xing.al.
Këngëtarja tha se gjatë pushimeve nuk qëndron në rrjete sociale dhe këshilloi që edhe njerëzit e tjerë të veprojnë kështu.
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...