Këngëtarja e famshme Dua Lipa, do të sjellë këngën e saj më të re këtë të enjte, më datë 24 janar.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo, duke zbuluar se kënga mban titullin “Swan Song”, dhe është kolona zanore e filmit të ri “Alita: Battle Angel”.
Javë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin këngëtarja do të shfaqet me skena mjaft artistike.
Disa imazhe nga xhirimet e klipit, ajo i ndau ditë më parë me fansat, teksa disa të tjera vendosi t’i publikojë të martën.

Këtë radhë, artistja shqiptare ka publikuar një fotografi bardhë e zi, ku shfaq figurën e saj në profil, ndërsa vë në pah tatuazhin e saj në krahun e djathtë.
Ky tatuazh me titullin “Angel”, përshtatet më së miri me titullin e filmit “Battle Angel”.
“Edhe dy ditë Swang Song”, ka shkruar Dua Lipa në mbishkrimin e fotografive në rrjetin social.
Kujtojmë që pas janarit, ajo do të bëhet gati për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, ku këtë vit është e nominuar në dy kategori. 
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet