Është bërë publike lista e plotë e nominimeve për çmimet “Billboard Music Awards 2021”.
Këngëtari kanadez The Weeknd ka më së shumti nominime këtë vit, gjithsej 16 sosh, duke përfshirë çmimet për “Top Artist”, “Top Male Artist” dhe “Top Streaming Song Artist”.

Artistë të tjerë me shumë nominime janë edhe DaBaby me 11, Gabby Barrett me 9 dhe Pop Smoke me 10 nominime.
Këngëtarja nga Kosova Dua Lipa është po ashtu e nominuar në katër kategori që janë: Top Female Artist, Top Hot 100 Artist, Top Radio Songs Artist dhe Top Radio Song.

Dua do të ketë garë të fortë në këto kategori me këngëtaret e famshëm si: Billie Eilish, The Weeknd, Ariana Grande, Justin Bieber, Taylor Swift, Drake, Megan Thee Stallion e Chris Brown.

Fituesit do të shpallen gjatë një ceremonie që do të zhvillohet më 23 maj.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...