Këngëtarja kosovare me fam botërore Dua Lipa së fundmi është bërë pjesë e fushatës “Grammy Museum”.
Ajo ndihet krenare që i është bërë pjesë e kësaj fushate ku fokuson edukimin muzikor dhe zgjerimin e programeve arsimore dhe komunitare.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në rrejtet sociale.
Fondet që mblidhen në këtë fushatë, do të sigurojnë hyrje falas në muzeun “GRAMMY” në qendër të Los Anxhelosit, për të gjithë studentët dhe akses të zgjeruar në programet e tyre të edukimit muzikor në të gjithë SHBA-në.
“Jam krenare që jam pjesë e fushatës @grammymuseum për edukimin muzikor në punën e tyre për të demokratizuar dhe zgjeruar programet e tyre arsimore dhe komunitare. Fondet e mbledhura do të sigurojnë hyrje falas në Muzeun GRAMMY në qendër të Los Anxhelosit për të gjithë studentët, dhe akses të zgjeruar në programet e tyre të edukimit muzikor në të gjithë SHBA-në. Absolutisht e emocionuar dhe e nderuar që po e bëj këtë punë me @billieeilish @brunomars @rosalia.vt dhe @shawnmendes”, ka shkruar Lipa./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë