Ylli Kosovar me fame botërore, Dua Lipa ishte e ftuar speciale në finalen e spektaklit muzikor “The Voice” në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë event madhështor, Dua interpretoi hitin e fundit “Don’t Start Now”, teksa ekeltrizoi skenën me performancën e saj e shoqëruar nga trupa e baletit, shkruan portali arbresh.info
Dua u shfaq e veshur me një bluzë të shkurtër dhe minifund gri, veshje të cilën e kombinoi me një palë çizme të gjata, ku duket mahnitëse.
Kujtojmë se të premten, Dua publikoi projektin e saj të fundit muzikor për këtë vit të titulluar “Future Nostalgia”, projekt ky i cili u prit tejet mirë nga fansat e saj të shumtë kudo në botë./arbresh.info/
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...