Cameron Diaz mund të rikthehet sërish në aktrim

16:47 | 27 Prill 2020

Cameron Diaz mund të rikthehet sërish në ekranin e juaj pas të gjitha gjërave në jetën e saj.

Aktorja amerikane u shfaq për herë të fundit në një seri televizive në 2014 të quajtur “Annie”, në të cilën ajo luajti ‘Miss Hannigan’, dhe që nga ajo kohë nuk e kemi parë të angazhuar në ndonjë projekt tjetër.

Së fundmi, një grua e martuar dhe një nënë, Diaz, 47-vjeçe, ka folur me Gucci Westman për jetën, karrierën e saj dhe nëse ajo do të kthehej ndonjëherë në ekranin e argjendtë.

“Natyrisht, të gjithë duan që ju të ktheheni në aktrim”, tha Westman.

“Shiko, unë kurrë nuk do të them kurrë”, tha nominuesja e ‘Golden Globe’. “Nuk jam person që them jo për asgjë, e qartë”.

Westman i quajti komentet e Diaz ‘inkurajuese’ dhe i tha asaj se ‘njerëzit pëlqejnë ta shikojnë’ në ekran.

Diaz gjithashtu kishte folur edhe për revistën InStyle për zgjedhjen e saj për t’u pensionuar nga aktrimi.

“Unë fillova [mora famë] kur isha 22-vjeçe, kështu që 25 vjet më parë – kjo është një kohë e gjatë”, ka thënë aktorja.

“Mënyra se si e shikoj është se i kam dhënë më shumë se gjysmën e jetës sime publikut. Mendoj se është mirë që unë të kujdesem për veten time. Nuk më mungon performanca”, vazhdon më tej Cameron.

Diaz fillimisht ‘shpërtheu’ në skenën e Hollivudit kur ajo luajti në filmin “The Mask” të 1994 përballë Jim Carrey.

E njëjta shijoi një karrierë 20-vjeçare me mjaft goditje ikonike, duke përfshirë “My Best Friend’s Wedding”, “There’s Something About Mary” dhe “Vanilla Sky”, në vetëm disa prej tyre./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara