Jemi mësuar shumë shpesh të ndjekim lidhje direkte të të famshmëve në rrjetet sociale, të cilët tërheqin mijëra shikues.
“Live stream” i bërë nga e famshmja Katy Perry i cili zgjati 96 orë, duket se e nxiti edhe Calvin Harris që të shfaqet disa momente para ndjekësve të tij.
Këngëtari Calvin Harris përgjatë 1 ore e gjysmë ishte duke përgatitur brokoli në “Live Stream” të cilin po e ndiqnin mbi 5 mijë njerëz, ndër ta edhe të famshëm të tjerë nga shoqëria e tij si Jessie J, Dillon Francais e të tjerë.
Calvin tërë kohën ishtë drejtpërdrejtë duke përgatitur e ngrënë brokoli, gjë që nxiti shumë pyetje.
Komentuesit pyesnin vazhdimisht se sa kohë i duhej atij për të ngrënë një shujtë, apo se sa shumë kishte ngrënë ai?
Ishin vet adhuruesit e Dj të njohur, ata që e pritën më së miri dhe u ndanë të kënaqur me “performancën” e tij.

Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...