Billie Eilish është në kulmin e karrierës muzikore.
18-vjeçarja e cila fitoi disa çmime Grammy, u kurorëzua Gruaja e Vitit nga Billboard dhe albumi i saj debutues është transmetuar më shumë se dy miliardë herë, transmeton portali arbresh.info.
Në një moshë kaq të re, ajo është bërë një fenomen, duke fituar zemrat e plot fansave të cilët janë të entuziazmuar nga talenti dhe stili personal.

Tani Eilish është bashkuar në partneritet me Uniqlo dhe Takashi Murakami, një artist i cili gjithashtu është i njohur për modus operandin e tij.
Linja, e cila është nën emrin e UT përbëhet nga gjashtë maica të gjera secila për meshkuj, femra dhe fëmijë në ngjyra të ndezura që kanë emrin e këngëtares dhe printime nga malli i saj në Blohsh, së bashku me floralet e stilit manga të Murakamit.
Megjithëse Eilish dhe Murakami kanë gati 40 vjet diferencë, çiftimi i këtyre dy forcave krijuese, sipas presidentit të Uniqlo të krijimtarisë globale, John C. Jay, ishte e paparë.

Ata janë “dy nga krijuesit më me ndikim global të bashkuar si një shprehje e re e artit për të gjithë”, tha ai në një deklaratë.
Koleksioni Billie Eilish x Takashi Murakami, i cili ka një çmim midis 10 dhe 15 dollarë, do të jetë në dispozicion në 25 maj në internet në Uniqlo.com./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...