Ka kohë nuk ka sjell ndonjë këngë të re para fansave, por po vazhdon të jetë aktiv në industrinë muzikore.
Bëhet fjalë për Bertan Asllani, i cili jeton dhe vepron tash e sa kohë në shtetin turk.
Në këtë të fundit, shkupjani është i angazhuar me projekte filmike dhe në seriale të ndryshme televizive.
Tash së fundi është angazhuar në një ndër serialet më të shikuara në Turqi, “Kimse Bilmez”, por jo si aktor me ndonjë rol filmik.
https://www.youtube.com/watch?v=mRepttsKM3U&list=PLerC39vnCPhdduPvnSHspEfmCXUGgv8d5
Ai në fakt ka bërë muzikën e serialit, për të cilën gjë ka marrë edhe komplimentet e kolegëve të estradës.
Vlen të theksohet se në rolet kryesore të serialit paraqiten aktorët, Kerem Cem Ozgu Kaya dhe Engin Hepileri.
Kujtojmë se 29-vjeçari vite më parë ka luajtur në serialin që për tematikë kishte jetën e nxënësve, “Pis Yedili”.
Ndryshe, këngëtari dhe aktori pritet të vjen me projekte të reja muzikore, por edhe do të angazhohet në kinematografinë turke. /Telegrafi
Nwaneri pritet të huazohet tek gjiganti francez
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...