Këngëtarja shqiptare Rita Ora sëfundmi ka rrëmbyer vëmendjen e medias gjatë një intervistë televizive. Rita Ora ka shkaktuar të qeshura në studio, pasi gjatë intervistës në emisionin “The Big Breakfast” ajo mori një pjeshkë, por e quajti atë mollë. Ky ‘gabim’ i kushtoi shumë Rita Orës, pasi video po bën xhiron në rrjet.
“Shikoni këtë mollë të pluhurosur! A mund ta shikoni?”, tha ajo duke shtuar: “Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e vyshkët”, shtoi Rita.
Prezantuesja AJ i tha se është një pjeshkë.
“Rita, më vjen keq të ta them ty por kjo është një pjeshkë, jo një mollë”.
“Rita është padyshim një zonjë që nuk shkon në supermarket”, tha Mo me shaka.Komentuesit kanë vërshuar me kritika për këngëtaren.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City