Befason këngëtari i njohur, zbulon se është fejuar në ‘fshehtësi’

12:43 | 21 Janar 2018

Është njëri nga artistët më me emër në tregun e huaj.

Ed Sheeran arrin që ta mbajë mirë larg vëmendjes së medieve jetën e tij private, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e tregon më së miri veprimi i tij i fundit, ai ishte fejuar javë më parë e kjo gjë nuk u bë e ditur deri në publikimin e një fotografie në rrjete sociale.

Këngëtari i hitit “Perfect” u fejua me Cherry Seaborn dhe këtë lajm e bëri të ditur përmes një fotografie ku shihet duke e puthur atë.

“I bëra vetes dhuratë një të fejuar pak para vitit të ri. Ne jemi shumë të lumtur dhe të dashuruar. Edhe macet tona janë shumë të lumtura”, ka qenë mbishkrimi që Ed i ka lënë fotos. /Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara