Këngëtarja e famshme amerikane, Ariana Grande, ka deklaruar se do të kthehet serish në qytetin e Manchesterit për të zhvilluar një koncert bamirësie për familjet e viktimave të sulmit terrorist në “Manchester Arena”.
“Unë do të rikthehem në qytetin e guximshëm të Manchesterit, për të kaluar kohë me fansat e mi si dhe do të zhvilloj një koncert bamirësie në nder dhe për të mbledhur fonde për familjet e viktimave”, shkruan këngëtarja në një letër të hapur në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social Twitter.
“Ata janë në zemrën dhe mendjen time çdo ditë, prandaj unë do të bëj gjithçka për ta”, shkruan Grande, duke shtuar se sapo të konfirmohet vendi se ku do të zhvillohet ky koncert do të bëhen të ditura të gjitha detajet.
Sulmi terrorist në “Manchester Arena”, ndodhi vetëm pak minuta pas përfundimit të konceritit të Ariana Grandes, ku kamikazi 22 vjeçar shkaktoi 22 viktima dhe plagosi 59 të tjerë./Arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s