Këngëtarja legjendare Aretha Franklin nuk është mirë me shëndet.
Një burim i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi për Associated Press se Franklin është shumë keq, transmeton lajmi.net
76 vjeçarja nuk ka dalë në publik që nga nëntori i vitit të kaluar dhe anuloi dy koncerte të planifikuara për në prill dhe mars të këtij viti.
”Aretha Franklin është urdhëruar nga mjeku i saj që të pushojë plotësisht për të paktën dy muajt e ardhshëm,” kishte thënë menaxheri i saj në një deklaratë në muajin Mars.
Fituesja e 18 herë i Grammy Awards është një nga artistët me albumet më të shitura të të gjitha kohërave dhe u fut në Sallën e Famës së “Rock and Roll” në vitin 1987.
Franca ndalon përdorimin e TikTok-ut, Twitter-it dhe Instagr...
Rriten temperaturat në Shqipëri, në Vlorë moti për plazh
Parashikimi i motit për sot në Maqedoni të Veriut
Testim për mësimdhënësit| Njohësit e arsimit kërkojnë testim...
Presidenti i La Liga: Messi nuk mund të kthehet te Barça tan...
Takime me krerë institucionalë, Kurti nesër në Tiranë