Pas përfundimit të serialit “Dhoma 309” në Turqi ku luante rolin e “Lales”, aktorja e njohur turke Demet Ozdemir ka marrë ofertë për të luajtur në një serial të ri.
Ozdemir do të interpretojë një rol shumë vështirë, pasi personazhi i saj do të tentojë të kryejë vetëvrasje 6 herë.
“Ajsel” do të jetë emri i aktores turke në këtë serial të titulluar “Sen Kiminle Dans Ediyorsun” (Kush do të kërcejë me mua).
Në këtë serial aktorja do të shfaqë edhe talentin e saj në kërcim, pasi në moshë më të vogël ajo bënte pjesë në një grup kërcimi.
Demet Ozdemir u bë e njohur në Shqipëri me rolin e “Asllë” në serialin “Ëndërr luleshtrydhesh”, por edhe atë të Alyas (Alinës) në serialin “Kurt Seit dhe Sura”.


Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...