Trajtimi i shurdhësisë nga një terapi e cila i ndryshon gjenet ka rezultuar të jetë i suksesshëm.
Shkencëtarët e Harvardit i kanë shëruar minjtë e lindur të shurdhër nga ky trajtim, transmeton Telegrafi.
Ata e kanë përdorur metodën ‘Crispr CAS-9’ e cila i modifikon qelizat e ADN-së.
Kjo metodë e “përjashton” gjenin TMC1 i cili e shkakton shurdhërinë.
Njerëzit e kanë të njëjtin gjen, prandaj shkencëtarët shpresojnë se këtë metodë së shpejti mund ta përdorin edhe te njerëzit.
Teknika ‘Crispr CAS-9’ e pengon ADN-në duke e injektuar një virus me lëng që e ndryshon atë.
ADN-ja e modifikuar i mundëson qelizat të cilat janë përgjegjëse për zërin të rriten normalisht.
Vlen të ceket se ky hulumtim është publikuar në revistën ‘Nature’. /Telegrafi/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër