Kjo i ndodh organizmit nëse hani një banane në ditë. Përfitimet e bananes janë të panumërta për nga aspekti shëndetësor.
Ky lloj frutash përmban vlera ushqimore, vitamina, fibra, si dhe ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza, shkruan Billbordi, transmeton gazeta Koha.
Krahas përfitimeve, duke iu referuar statistikave të FDA-së, bananja është një nga frutat më të konsumuara në botë, më shumë se mollët dhe portokallet së bashku.
Sidoqoftë, lexoni më poshtë disa prej përfitimeve të mëdha shëndetësore që marrim nga bananja.
Bananet kanë një efekt natyror anti-acid dhe mund të të çlirojnë nga shqetësimet e shkaktuara nga aciditeti i lartë në stomak.
Krahas kësaj, bananja posedon edhe vitaminën B6, e cila lehtëson dhimbjet e menstruacioneve dhe qetëson nervat.
Personat që kanë probleme me tensionin e lartë, i cili me terma mjekësor njihet si hipertension, iu rekomandohet gjithashtu të hanë banane në baza ditore.
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...