Procesin e lyerjes së flokëve e kanë kaluar pothuajse të gjitha femrat.
Produktet që përdoren për të realizuar këtë proces ndikojnë direkt në shëndetin jo vetëm të lëkurës sonë, por edhe në trurit, përcjell “Zeri.info”.
Në njëzet vjetët e fundit kryhen studime të ndryshme kërkimore se si ndikojnë ngjyrat e flokëve në trupin e njeriut.
Gjatë kësaj periudhe është provuar se disa nga këto kimikate janë kancerogjene.
Është vërtetuar se gratë që përdorin rregullisht bojërat e flokëve, në moshën 70-vjeçare kanë rrezik 70 % më të madh nga kanceri, veçanërisht kancerit të fshikëzës, gjakut, palcës së eshtrave dhe gjëndrave limfatike.
Gjithashtu shtohet rreziku i kancerit të gjirit dhe dyshohet se mund të dëmtojë mëlçinë dhe veshkat, të shkaktojë çrregullime të ndryshme hormonale dhe kancerin te fëmijët, kur përdoret në periudha të shkurtra para ose gjatë shtatzënisë.
Po ashtu, është konstatuar se edhe rënia e flokëve ndodh si pasojë e këtyre kimikateve.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...