Me paraqitjen e variantit Omicron që ishte dominant në Britani të Madhe, rreziku i riinfeksionit ishte tetë herë më i lartë se kur mbizotëronte varianti Delta.
Në Britani të Madhe rreziku për t’u riinfektuar me koronavirus ishte shumë më i mundshëm kur varianti Omicron ishte dominues, nga 20 dhjetori 2021 deri më 13 maj 2022, krahasuar me atë kur varianti delta ishte në rritje, i përcaktuar nga 17 maj deri në 19 dhjetor 2021, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS), transmeton portal arbresh.info
Zbulimi është pjesë e Sondazhit të Infeksionit Coronavirus të ONS, i cili mat se sa njerëz janë testuar pozitivë për Covid-19 dhe prevalencën e antitrupave kundër virusit në të gjithë Britaninë e Madhe.
Analizat e hershme të variantit Omicron në Afrikën e Jugut sugjeruan për një rrezik të lartë të riinfeksionit.
Një studim i veçantë nga Instituti Kombëtar për Kërkimin e Shëndetit dhe Kujdesit në Britani të Madhe shqyrtoi riinfeksionin tek punonjësit e kujdesit shëndetësor, duke zbuluar në mënyrë të ngjashme se rreziku ishte më i lartë me Omicon.
Varianti Omicron ka prekur edhe personat e vaksinuar, megjithatë shkencëtarët thonë se simptomat e koronavirusit kanë qenë më të vogla në krahasim me personat e pavaksinuar.
Autoritetet shëndetësore në Britani të Madhe dhe në vende tjera të botës vazhdojnë të bëjnë thirrje për vaksinim, në mënyrë që të shmanget një tjetër shpërthim i infeksioneve në vjeshtë./arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116