Një studim i ri ka publikuar se qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore ndikon në rritjen e rrezikut për sëmundjet e zemrës, diabetit, kancerit dhe vdekjes së hershme, madje edhe tek njerëzit që bëjnë.
stërvitje të rregullt. Të bëni 30 minuta ose një orë ushtrime çdo ditë, nuk është e mjaftueshme për t’ju ndihmuar në qoftë se rrini ulur për 23 orë të tjera.
Studimi, i publikuar në faqen zyrtare të Mjekësisë së Brendshme, gjeti se rreziqet shëndetësore janë më të mëdha për njerëzit që ulen 8 ose 9 orë në ditë, dhe rreziqet ishin më të mëdha për njerëzit të cilët nuk ushtroheshin rregullisht.
Hulumtimet gjithashtu tregojnë se qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 14%, kancerit me 13%, dhe diabetin me 91%.
Ata që rrinin ulur për periudha të gjata dhe pa u ushtruar rregullisht kishin rrezik 40 për qind më të lartë të vdekjes së hershme. Me ushtrimin e rregullt, rreziku ishte më i vogël, por ende rreth 10%.
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...