Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 21 prill do të vëzhgohen nga gjithsej 3513 vëzhgues, prej të cilëve 419 do të jenë ndërkombëtar, ndërsa 3094 vendor.
Nga vëzhguesit vendor më shumë do të ketë OJQ “Most”, e cila procesin zgjedhor do ta ndjek me gjithsej 1940 vëzhgues, ndërsa më shumë vëzhgues ndërkombëtar do të ketë Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (195), njofton Telegrafi Maqedoni.
Vëzhgues për votimin më 21 prill ka angazhuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, e cila zgjedhjet do të monitorojë me 42 vëzhgues.
Vëzhgues kanë angazhuar edhe disa ambasada tjera në vend, prej të cilave e Rusisë katër, e Francës 6, e Shqipërisë shtatë, ndërsa Delegacioni i BE-së ka angazhuar 16 vëzhgues.
Ndryshe, në garë për kryetar shteti janë Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkovka dhe Stevo Pendarovski.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...