Ministri Bujar Osmani sot kishte takim në Sofje me homologen e tij, Ekaterina Zakharieva.
Siç njoftojnë nga MPJ-, në takim janë shqyrtuar aktualitetet me coroanvirusin dhe mënyrat se si dy vendet realizojnë bashkëpunimin me menaxhimin e këtyre sfidave.
“Zakharieva vërtetoi se po bëhen përpjekje për gjetjen e mënyrës për çuarjen e vaksinave të premtuara në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e takimit.
Në vazhdim u bisedua për Planin aksionar për bashkëpunim të ndërsjellë, mundësi për finalizimin e tij, në funksion të dakordimit të Marrëveshjes eventuale të Konferencës së dytë ndërqeveritare mes dy qeverive, bashkëkryesues të së cilës janë dy Ministrat Osmani dhe Zaharieva.
Bashkëbiseduesit shprehën mirënjohje nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe shfrytëzuan rastin edhe për shkëmbime të mendimeve dhe tema tjera nga interesi i përbashkët i të dyja palëve./telegrafi
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...