“Spitalet modulare janë të sigurta dhe të ndërtuara sipas standardeve. Ato janë lloji i njëjtë sikur edhe gjithkund në botë. Ato shpëtuan mijëra jetë dhe për momentin në to trajtohen rreth 200 qytetarë”.
Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me spitalet modulare.
Ai theksoi se kontrollet në spitalet modulare janë përforcuar dhe se kontrollohen edhe nga aspekti kundër zjarreve dhe i sigurisë.
“Tragjedia na goditi të gjithëve, do ta mbajmë mend gjithë jetën, humbëm jetë. Të presim, t’i shohim raportet forenzike që të parandalojmë në të ardhmen”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të investimit të ri privat në Komunën e Sarajit.
Në lidhje me dorëheqjet e ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë, Zaev edhe njëherë përsëriti se vendimin do ta sjellë pas raportit forenzik për fatkeqësinë./telegrafi/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...