Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në një postim në rrjetet sociale se vendi i tij po përballet me presione të ndryshme politike nga rajoni, duke përmendur në mënyrë direkte Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin, dhe paralajmëroi blerje të reja ushtarake.
“Situata e sigurisë është disi më komplekse sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtines, Tiranës dhe Zagrebit. Angazhimi ynë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nuk ka ndryshuar, dhe ne mund ta ruajmë atë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fuqishëm”, shkroi Vuçiq në Facebook.
Ai shtoi se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, institucionet serbe do të vazhdojnë punën për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare në rajon.
Si komandant suprem i Forcave të Armatosura Serbe, tha se ka propozuar miratimin e një strategjie për robotizimin e këtyre forcave.
Sipas tij, plani përfshin krijimin e njësive ushtarake të pajisura me platforma robotike dhe dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, si dhe përdorimin e municioneve “fluturuese”.
Po ashtu, ai paralajmëroi trajnimin e njësive speciale të zbulimit për përcaktimin e koordinatave të objektivave për përdorim të artilerisë dhe aviacionit, si dhe zgjerimin e përdorimit të dronëve në pjesë të tjera të ushtrisë.
Vuçiq tha se këto masa synojnë modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake të Serbisë.
“Në ditët në vijim, do të nënshkruajmë kontrata shumë të rëndësishme për prokurimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Presim vizita të rëndësishme dhe kontrata të reja me vende të tjera, me qëllim bërjen e porosive të mëdha për ushtrinë tonë. Besoj se në periudhën në vijim, do ta ngremë në një nivel më të lartë gjithçka që kemi folur sot”, tha Vuçiq.
“Mendoj se do të jemi një nga ushtritë me ndërveprimin më të theksuar dhe aftësitë më të mëdha jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë”, shtoi ai.
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...
Haxhiu uron Merkur Smajlaj për përfshirjen në Forbes për vit...
“Na e vodhën ndeshjen”, ylli i Barcelonës shpërthen pas elim...
“Nuk përfaqëson unitetin e kombit”, Magyar i kërkon dorëheqj...