Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, u takua të mërkurën me ambasadorët e Gjermanisë, Kristine Althauzer, atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Çarls Garet, të Mbretërisë së Skocisë, Mats Stafanson dhe me ambasadorin e Holandës kauter Plomp.
Gjatë takimit është konstatuar se Republika e Maqedonisë duhet t’i vazhdoj proceset demokratike me çka do të sigurohet një e ardhme e sigurt për qytetarët e saj, raporton AlsatM
“Shumica parlamentare prej 67 deputetë është e gatshme që ta realizoj vullnetin e qytetarëve për ndryshime, të shprehur më 11 dhjetor. Hapat që do të pasojnë për një kohë të shkurtë janë zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit dhe Qeveria e re reformuese, krejt kjo në bazë të Rregullores së Kuvendit, Kushtetutës dhe ligjeve të RM-së”, tha Zaev.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...