Kreu i LSDM-së Zoran Zaev njoftoi se do të paraqesë propozim për përbërjen e qeverisë së re dhe programin për punën menjëherë pas caktimit të nënkryetarëve të Kuvendit, me siguri nesër në mëngjes.
Në një prononcim për “TV21”, Zaev tha se pret që sot të përcaktohet numri i nënkryetarëve të parlamentit dhe të verifikojë mandatet e deputetëve që hyjnë në vendet e atyre deputetëve që largohen nga Kuvendi për shkak të funksioneve të tjera në degën ekzekutive.
“Kur të përfundojë kjo procedurë, unë do të paraqes propozimin për qeverinë. Sot, procedura për verifikimin e mandateve do të zgjasë deri vonë, sepse ka të paktën 9 vendime. Propozimi i qeverisë me siguri do të paraqitet nesër në mëngjes. Pas kësaj, deputetët do të njihen me programin qeveritar dhe autobiografinë e kandidatëve për ministra”, tha Zaev./Telegrafi/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga