Kryeministri Zoran Zaev, nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka falënderuar shtetet që i dolën në ndihmë Maqedonisë së Veriut në luftën kundër zjarreve.
Ka vlerësuar se funksionimi sistemor dhe koordinimi me fuqitë ndërkombëtare kanë dhënë rezultat në shuarjen e zjarreve.
“Solidariteti, funksionimi sistemor, hierarkia, në koordinim me fuqitë ndërkombëtare, e kanë dhënë rezultatin që të lokalizohen dhe shuhen zjarret. Meritore për këtë janë helikopterët e armatës, bashkë me heronjtë tanë – zjarrfikësit, armata, pylltarët dhe shërbimet e pyllit, DMSh QMK, si dhe ndihma nga Austria, Sllovenia, Rumania, Bullgari dhe Serbia. Humbja është e madhe në pjesën e pyjeve, por për kohë të shkurtër do t’i ripërtërijmë. E rëndësishme është të mbrohen njerëzit, shtëpitë, stallat dhe pronat e qytetarëve”, shkroi Zaev.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...