Menjëherë pas fjalimit të kryeministrit Nikolla Gruevski në të cilën ai njoftoi dorëheqjen e tij, me reagim ka dal edhe lideri i opozitës, Zoran Zaev.
Sipas liderit të LSDM-së, deklarata e sotme e Gruevskit ishte pranimi se për shkak të tij dhe partisë së tij nuk janë përmbushur pjesët kryesore të Marrëveshjes së Përzhinos, transmeton TetovaSot.
“Njeriu që vendosi për jetë dhe vdekje, për atë se kush mund të jetojë lirshëm në Maqedoni, dhe kush jo. Njeriu i cili së bashku me familjen e tij, kushëririn Mijalkov dhe kumbarin Stavreski uzurpuan gjithçka për pasurimin e tyre, është e qartë që sot i erdhi fundi. Nikolla, ti nuk je Maqedonia. Të dashur qytetarë, ky nuk është fundi, ky është fillimi i fundit të një qeverie kriminale, të korruptuar, dhe një qeveri jodemokratike”, tha Zaev.
Zaev përsëriti se imperativi i marrëveshjes së Përzhinos është procesi i pastër zgjedhor dhe ajo duhet të realizohet.
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...