Profesori universitar Ylber Sela, është zgjedhur drejtor i Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit. Konkursi për këtë post u shpall muajin e kaluar, ndërsa afati skadoi më 13 shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Agjencia për zbatimin e ligjit të gjuhëve është institucion i sapoformuar, i cili do të kontrollojë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve që më herët u miratua nga deputetët në Kuvend.
Ligji i gjuhëve parasheh edhe dënime për institucionet dhe personat përgjegjës të cilët nuk do ta zbatojnë atë.
Ky institucion është paraparë të jetë apolitik, gjegjësisht duhet të funksionojë sipas kritereve më të larta profesionale.
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve