Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se protestat e dhunshme në Beograd kanë pasur për qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.
“Më shumë detaje do të bëhen të ditura pasi shërbimet tona të bëjnë një analizë të ngjarjeve”, tha Vuçiq në një konferencë për media në Beograd, një ditë pasi protestuesit sulmuan ndërtesën e parlamentit serb, për të kundërshtuar planet për rivendosjen e orës policore si masë kundër pandemisë.
Incidentet, në të cilat u plagosën dhjetëra policë dhe civilë, ndodhën dy ditë para se presidenti i Serbisë të takohet në Paris me homologun e tij francez, Emmanuel Macron me të cilin pritet të bisedojë për dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërkohë më 10 korrik është paraparë një video-samit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kanë organizuar presidenti Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik pritet të takohen në Buksel, ngjarje kjo që do të shënojë edhe rifillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve, i ndërprerë në fund të vitit 2018.
Presidenti serb tha se në këto takime do të “luftojë për Kosovën”.
Protestat në Beograd shpërthyen pasi Vuçiq, të martën, paralajmëroi se mund të rivendoset ora policore, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.
Megjithatë të mërkurën, Vuçiq tha se Shtabi i Krizës me siguri se nuk do të propozojë vendosjen e orës policore.
“Unë jam kundër kësaj”, tha Vuçiq, duke shtuar se një masë e tillë do të ndihmonte në përmirësimin e situatës me pandeminë.
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...