Kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Zoran Lutovc, në kritikën e tij ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq tha se ai [Vuçiq] po ndikon në jetën e vendeve të tjera me listat e tij serbe.
Kjo deklaratë e Lutovc u mor si njohje e shtetit të Kosovës dhe sot përgjigje i dha edhe Vuçiq, i cili tha se “poshtërimi i Listës Serbe në fakt është më i keq – është poshtërim i popullit tonë në Kosovë”, shkruan Tanjug.
“Është detyra jonë të luftojmë për popullin dhe vendin tonë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne e kemi edhe Kushtetutën e vendit tonë, por kemi edhe interesat e popullit tonë, me rëndësi është që të luftojmë për ta”.
Ai gjithashtu tha se është e papranueshme të nënçmohet Lista Serbe dhe se këtë nuk mund ta pranojë./arbresh.info/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga