Aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç (45), mbrëmë rreth orës 22:30 është gjetur e vdekur në banesën e saj në Shkup në rrugën “Istarska”.
Biljana Beliçanec-Aleksiç nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte kryetare e komunës së Kisella Vodës e përzgjedhur me kandidaturë nga partia e VMRO-DPMNE-së. Pas daljes nga skena politika ajo i ishte rikthyer teatrit.
Ishte e martuar me regjisorin nga Manastiri, Sashko Millenkovski. Beliçanec ka lënë dy fëmijë adoleshentë të cilët i ka nga martesa e parë, me një stomatolog nga Shkupi. /Alsat-M/
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...