Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka deklaruar se rritja e pragut të TVSH-së për zejtarët e Kosovës do të ishte ndër vendimet e para me qeverisjen e tij.
Ai ka deklaruar para llapjanëve të dielën se rritja e pragut në 100.000 euro do të nënkuptonte më tepër mjete në llogaritë bankare të zejtarëve në Kosovë.
“Çka mundemi me bë brenda korrikut, si të konstituohet Kuvendi, mundemi me e heqë taksën ose tatimin në tokë të punuar. Menjëherë i ndërron xhepi secilit bujk. Menjëherë. Mundemi me e rritë pragun e TVSH-së, 100.000 euro. Në momentin që e ngrisim atë prag, të gjithë zejtarët, e Podujevës, Gjilanit, Mitrovicës, Istogut dhe të krejt Kosovës, menjëherë kanë me pasë trefish më shumë mjete në konto të tyre”, është shprehur Gjini.
Ai ka shtuar se për këtë vendim nuk do të kishte nevojë të pritej disa vjet, por do të bëhej menjëherë.
“Menjëherë, nuk ka me prit 1 vit, 2 ose 3, po menjëherë kanë me pas trefish mjete, e prej atyre kanë me mbërri me e rritë biznesin e tyre. Secili zejtar, dyqangji, berber, secili xhamprerës, krejt e dinë çka po flas”, ka shtuar ai.
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...