Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën e Plastikave në Shkup, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 19-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar motoçikletën.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat kanë ndërmarrë përpjekje për reanimimin e të riut dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Qytetit.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, vdekja e M.F. është konstatuar në orën 23:11.
Policia ka bllokuar pjesërisht segmentin rrugor ku ka ndodhur aksidenti dhe ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të rastit. Hetimet janë në vazhdim.
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...