Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Gjatë takimit, gjeneralmajori Ulutaş prezantoi një pasqyrë të situatës aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet që po zhvillon KFOR-i dhe prioritetet kryesore të misionit për periudhën e ardhshme.
Në këtë takim, komandanti i KFOR-it vlerësoi gjithashtu kontributin e vazhdueshëm dhe të rëndësishëm të Shqipërisë në kuadër të misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë.
“Nga KFOR-i u ritheksua se misioni vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Policia e Kosovës dhe EULEX, në përputhje me rolet dhe përgjegjësitë e tyre në garantimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...