Anëtarë e xhandarmërisë së “Republika Srpskas” së Millorad Dodikt janë futur në barakat e Forcave të Armatosura të Bosnje e Hercegovinës në afërsi të Sarajevës me arsyetimin se duan ta arrestojnë një ushtar.
Kështu ka bërë të ditur “Istraga.na” nga disa burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bosnjës dhe Forcave të Armatosura.
“Ata kanë ardhur me dy makina policie, një nga të cilat i përket xhandarmërisë. Rreth orës 3 pasdite, në hyrjen e barakave në Rajlovac, duke kërkuar për ushtarin me inicialet A.C, i cili dyshohet se ka kryer një grabitje”, ka thënë ky burim për Istraga.
Lidhur me këtë ka reaguar gazetari boshnjak, Jasmin Mujanoviq, i cili e ka konsideruar si një provokim të rrezikshëm të Dodikut.
Ky veprim i Millorad Dodikut vjen vetëm një ditë pas takimit që ka pasur me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar./Express
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...