Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një 7-vjeçar në aksin Librazhd-Elbasan

09:33 | 25 Maj 2026
E.K

Një tjetër fëmijë humbet jetën si pasojë e një aksidenti në Shqipëri.

Një automjet ka përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm një 7-vjeçar në aksin Librazhd-Elbasan, raporton A2CNN.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengel.

Fëmija ka qenë duke kaluar rrugën për në shkollë, i shoqëruar nga nëna, ku dyshohet se i ka ikur nga duart dhe e ka përplasur makina.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me aksidentin.

Aksidenti i sotëm vjen 3 javë pas tragjedisë së ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy të mitur.