Pas protestave të fuqishme të studentëve shqiptarë në Shkup, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrstjan Miskoski ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zgjidhet çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.
Duke folur në një aktivitet gjatë së dielës në Ohër, Mickoski ka thënë se është i gatshëm të diskutohet përdorimi i gjuhëve në provimin e jurisprudencës.
Sipas tij, nuk ka pengesë që edhe komunitetet të kenë të drejtën të përparojnë dhe të përdorin gjuhën e tyre, siç ka thënë, brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore.
“Shumë shpejt do të vijmë në një zgjidhje që të gjithë duhet ta mbështesim dhe që do t’i kapërcejë mbi interesat dhe tendencat individuale partiake dhe ndoshta politike që të ngecim edhe në një grackë nacionaliste”, ka thënë ndër të tjerash Mickoski.
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...
Lajm i ëmbël nga Sara Gjordeni dhe Bardhi, çifti do të bëhet...
Bruno Fernandes bëhet asistuesi më i mirë në histori të Prem...
“Fundi i një epoke” – Silva me lot në sy n...