Derivatet nuk pësojnë ndryshime – nafta 1.61 €, benzina 1.53 €

09:22 | 25 Maj 2026
E.K

Sikurse dje, edhe sot çmimet e derivateve në treg vazhdojnë të mbeten të njëjta.

Sipas Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, çmimi i naftës është 1.61 euro për litër, ndërsa benzina kushton 1.53 euro për litër.

Çmimi i gazit është 0.75 euro për litër.

Këto çmime do të jenë në fuqi deri nesër në orën 10:00.