Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur gjithsej 139 aktakuza ndaj 142 personave për veprën penale “ndërtim pa leje”, gjatë një periudhe 16-mujore, ka bërë të ditur ky institucion.
Sipas njoftimit, vetëm gjatë vitit 2025 janë ngritur 112 aktakuza ndaj 113 personave, pas veprimeve hetimore për këtë vepër penale të paraparë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa për periudhën janar–prill 2026, prokuroria ka ngritur edhe 27 aktakuza ndaj 29 personave të tjerë të dyshuar për ndërtim pa leje.
Prokuroria Themelore në Pejë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale, me fokus të veçantë ndaj ndërtimeve pa leje, duke ndërmarrë veprime hetimore dhe ligjore ndaj çdo shkeljeje të ligjit, me qëllim mbrojtjen e rendit juridik dhe interesit publik./Arbresh.info
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali